Botë

Manifestimet për Vitin e Ri kinez anulohen shkaku i koronavirusit

Autoritetet në Pekin kanë anuluar të gjitha festimet e Vitit të Ri Kinez në shkallë të gjerë në një përpjekje për të kontrolluar përhapjen në rritje të koronavirusit të ardhur nga qytetit Wuhan, shkruan scan-tv, transmeton Koha.net.

“Në mënyrë që të kontrollohet epidemia, të mbrohet jeta dhe shëndeti i njerëzve, të zvogëlohet mbledhja masive dhe të sigurohet që njerëzit të kenë një Festival Pranverë harmonik dhe paqësor, është vendosur që të anulohen të gjitha ngjarjet në shkallë të gjerë, përfshirë panairet e tempullit, në Pekin që nga sot”, është bërë e ditur në një deklaratë të enjten nga Zyra qeveritare e Kulturës dhe Turizmit e Pekinit.

“Qytetarët do të forcojnë masat parandaluese dhe mbështesin vendimin. Ne do t’i njoftojmë ndryshimet e politikave me zhvillimin e epidemisë… Dhe u urojmë të gjithë qytetarëve një Festival të lumtur të Pranverës, “vazhdon deklarata. Viti i Ri Kinez 2020 festohet zakonisht nga e shtuna 25 janar deri në 8 shkurt.