Botë

Në Davos ka filluar Forumi i 50-të Ekonomik Botëror

Në Davos të Zvicrës ka filluar Forumi i 50-të Ekonomik Botëror (WEF) në të cilin po të marrin pjesë rreth 3 mijë biznesmenë, politikanë, akademikë dhe përfaqësues të institucioneve të shoqërisë civile.

Samiti i këtij viti i Forumit Ekonomik Botëror ku marrin pjesë politikanët më me ndikim të botës dhe përfaqësues kryesorë të botës së biznesit, filloi me temën "Palët e një bote harmonike dhe të qëndrueshme".

Në Samitin e Davosit, i cili këtë vit zhvillohet për herë të 50-të, marrin pjesë 3 mijë biznesmenë, politikanë, akademikë dhe përfaqësues të OJQ-ve nga 117 vende.

Shumë vende në Davos përfaqësohen në nivel presidencial dhe atë kryeministror.

Pritet që në samit të mbajnë fjalim presidenti amerikan Donald Trump, kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri italian Giuseppe Conte, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

Kosova pëprfaqësohet me pjesëmarrjen e presidentit, Hashim Thaçi.

Në takimet që do të zhvillohen në kuadër të samitit, do të diskutohen kryesisht temat për ndryshimet klimatike, ato tregtare, ekonomike dhe diplomatike.

Ambientalistët po zhvillojnë protesta para ambientit ku po mbahet samiti, ndërsa masat intensive të sigurisë tërheqin vëmendjen.