Bashkëshortja e demokratit Andrew Yang, e mbijetuar e dhunës seksuale

19 January 2020 20:20

Evelyn Yang, bashkëshortja e kandidatit demokrat për nominim presidencial në SHBA, Andrew Yang, ka rrëfyer për përvojën si e mbijetuar e sulmit seksual.

Ajo i ka prirë një marshi protestues të grave kundër dhunës seksuale.

Gjatë këtij marshi, Yang u bëri thirrje grave që të ngrenë zërin ndaj dhunës seksuale dhe të ndihmojnë edhe viktimat që t’i rrëfejnë përvojat e tyre.

Bashkëshortja e kandidatit demokrat, në një intervistë, ka rrëfyer se në vitin 2012 ishte sulmuar seksualisht nga gjinekologu i saj, derisa po priste fëmijën e parë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme