Rrotullimin rreth botës mund ta bëni çdo javë në KTV përmes emisionit “Rreth botës”.
Me përmbajtje informative dhe jo vetëm, ky emision sjell momentet të cilat shënohen në mbarë globin përgjatë një jave.
Emisioni i radhës përveç tjerash do të sjellë në përmbledhje gjithë procesin që nga inicimi i procedurës për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump, e deri tek gjykimi politik ndaj tij i cili do të zhvillohet në Senatin amerikan gjatë muajit.
Nëse Senati e shpall presidentin të pafajshëm, ashtu siç pritet të ndodhë, presidenti Trump do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale me barrën e një kandidati të akuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve.
Rreth botës transmetohet çdo të diel nga ora 21:00.