Botë

Harry dhe Meghan humbin titujt mbretërorë

Harry dhe Meghan humbin titujt mbretërorë

Duka dhe Dukesha i Suseksit nuk do t’i bartin më titujt mbretërorë Lartmadhëria e Tij dhe Lartmadhëria e Saj pasi njoftuan se do të heqin dorë nga rolet e tyre të anëtarë të lartë të familjes mbretërore, ka njoftuar të shtunën Pallati Mbretëror Buckingham Palace.

Princi Harry dhe Meghan më nuk janë anëtarë punues të familjes mbretërore dhe do të kthejnë paratë e Grantit Sovran që i shfrytëzuan kohë më parë për të rinovuar rezidencën e tyre zyrtare, Frogmore Cottage – mbi 2.8 milionë euro para të taksapaguesve britanikë – sipas deklaratës.