Botë

Presidenti libanez i kërkon ushtrisë të vendosë qetësinë në Bejrut

Foto: Reuters
 

Presidenti i Libanit, Michel Aoun, i kërkoi ndihmë ushtrisë dhe forcave të sigurisë që të rivendosin qetësinë në qendër të Bejrutit, ku forcat e sigurisë u përleshën me protestuesit mbrëmjen e së shtunës.

Aoun u bëri thirrje atyre “të garantojnë sigurinë për protestuesit paqësore e të pronave publike e private si dhe të rivendosin qetësinë në qendër të Bejrutin”, thuhej në një njoftim të zyrës së presidentit, raporton VOA.