Botë

Vullkani paralizon bizneset në Filipine

Foto: Reuters

Pronarët e bizneseve në vendin turistik në jug të Manilas në Filipine, kanë përjetuar ndjeshëm rënien e tregtisë pas shpërthimit të vullkanit që mbuloi me hi gjithë zonën turistike.

Qyteti Tagaytay që gjendet buzë vullkanit Taal, ka mbetur pa energji elektrike dhe ujë, ndërsa shumë biznese janë mbyllur.

Gjenaro Cabrera që ka një stallë, mori kuajt dhe i strehoi nga hiri që mbuloi zonën.

“Hiri i vullkanit erdhi me erën që frynte. Neve nuk na rrezikoi, por është dashur t’i mbyllim bizneset. Na duhet kohë për të pastruar hapësirën”, ka thënë Cabrera, transmeton KTV.

Më shumë se 24 mijë njerëz janë evakuuar nga ishulli vullkanit.

Gjatë pesë shekujve të kaluar, njëri prej vullkaneve më aktiv në Filipine, ka shpërthyer mbi 30 herë.

Në vitin 1911, nga shpërthimi i vullkanit vdiqën 1 mijë e 500 persona.