Botë

Daçiq: Raportet Serbi-Mal i Zi janë shumë të këqija

Foto: Koha
 

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se marrëdhëniet midis Beogradit dhe Podgoricës janë shumë të këqija për shkak të miratimit të ligjit malazez për lirinë e fesë duke shtuar se kushdo që e pranon këtë ligj në Serbi e "tradhton vendin e tij".

"Ai që e toleron këtë ligj, e tradhton vendin e tij, por problemi është se këtu bëhet fjalë për qarqe interesi", tha Daçiq për Radio-Televizionin e Vojvodinës.