Botë

Stuhitë dimërore mbysin 10 persona në SHBA

Stuhitë dimërore mbysin 10 persona në SHBA

Së paku 10 persona kanë vdekur, më shumë se 1,000 fluturime janë anuluar dhe me qindra mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike në pesë shtete në SHBA të shtunën si pasojë e një stuhie masive dimërore që u shoqërua edhe me dëborë, shi të ngrirë dhe breshër nga Teksasi në Michigan.

Erëra me fuqi të një uragani, breshër me madhësi sa një top golfi dhe borë deri në 13 cm ra të premten mbrëma dhe të shtunën në mëngjes derisa stuhitë erdhën nga Teksasi, raporton Reuters.