Një mori katastrofash tmerruese të lidhura me ndryshimin klimatik kanë kthyer edhe një herë në qendër të debatit zgjidhjet më të mundshme mjedisore edhe sivjet.
Shumëkush ka vendosur të reduktojë emetimin e dyoksidit të karbonit, duke ndarë mendjen të mos fluturojnë me aeroplanë. Madje “Flyksgam” – fjala suedeze për “turpin e fluturimit” – është bërë një prej fjalëve më të përdorura në shtetin skandinav, transmeton Koha Ditore.
Në gusht, aktivistja suedeze kundër ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg, krijoi një model duke kaluar Atlantikun me një jaht me zero emetime.
Nëse ajo do të bënte udhëtimin kthyes me aeroplan, ajo do të emetonte njëmbëdhjetë për qind të emetimeve mesatare vjetore për dikë në Mbretërinë e Bashkuar, ose nivelin total të shkaktuar prej dikujt që jeton në Ganë për një vit.
Pritet dyfishimi i fluturimeve
Industria e aviacionit kontribuon me rreth dy për qind të emetimeve të përgjithshme të karbonit, ka bërë të ditur Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), dhe kjo parashikohet të ngrihet, me numrin e pasagjerëve të fluturimeve ajrore, që pritet të dyfishohet deri më 2037-n.
Më shumë se 22 mijë njerëz janë zotuar se nuk udhëtojnë asnjëherë me aeroplan më 2020, por në Evropë, ku janë biletat më të lira të fluturimeve, nuk është vendim i lehtë për t’u marrë nga pasagjerët.
Disa qeveri kanë nisur të marrin shumë seriozisht “flygskam” dhe po marrin masa për promovimin e udhëtimit me tren....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)