Tërmet i fuqishëm në Stamboll

Tërmet i fuqishëm në Stamboll

11 January 2020 16:40

Një tërmet me magnitudë 4,7 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi Stambollin në Turqi.

Tërmeti ka ndodhur në orën 16:37 sipas kohës lokale me epiqendër në Detin Marmara pranë rrethit Silivri, në thellësi prej 7,09 kilometrash, tha Agjencia për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD).

Referuar guvernatorit të Stambollit Ali Yerlikay, deri tash s’ka dëme materiale dhe as persona të vdekur.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme