Botë

Si dhe kush e shpall luftën, sipas Kushtetutës së SHBA-së

Si dhe kush e shpall luftën, sipas Kushtetutës së SHBA-së

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara do të votojë këtë javë mbi legjislacionin që synon parandalimin e një angazhimi të forcave amerikane me ato të Iranit derisa Kongresi të japë miratimin.

Votimi pason vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani me urdhër të Presidentit Donald Trump javën e kaluar, duke përshkallëzuar tensionet në rajon. Shumë demokratë të kongresit kanë shprehur shqetësimin se kjo mund të çojë në luftë të hapur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, raporton Zëri i Amerikës.