Botë

Fortifikohet ambasada amerikane në Irak

Perimetri rreth ambasadës amerikane në Bagdad ndodhet nën masa të rrepta sigurie shkaku i rritjes së tensioneve pas vrasjes së gjeneralit iranian në Irak.

SHBA-ja vrau gjeneralin, Qasem Soleimani të premten dhe kjo ka shtuar frikën se Irani mund të hakmerret për vrasjen e tij, transmeton KTV. E që prej të premtes, ushtria ka patrulluar jashtë ambasadës në Irak.

Amerikanët kanë qenë të padëshiruar edhe për deputetët irakianë që kanë bërë thirrje për largim të ushtrisë amerikane nga Iraku.