Së paku 30 persona kanë vdekur nga kaosi i krijuar në ceremoninë e varrimit të gjeneralit, Qasem Soleimani në qytetin Qasem të Iranit.
Më shumë se 40 të tjerë janë lënduar në këtë incident. Gjenerali Soleimani që u vra nga një sulm me dron amerikan, është varrosur në vendlindjen e tij dhe sipas raportimeve mbi një milion njerëz po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tij, raporton KTV.
Soleimani konsiderohej si njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran, pas liderit suprem, Khamenei.
SHBA-ja e shihte si terrorist dhe kërcënim për ushtrinë amerikane.