Botë

Zaev nënshkruan dorëheqjen, pritet të votohet qeveria teknike

Zaev nënshkruan dorëheqjen, pritet të votohet qeveria teknike
 

Zoran Zaev mëngjesin e sotëm ka bërë të ditur se ka firmosur dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe se pret nga Kuvendi ta konstatojë atë sa më shpejt të jetë e mundur për t’i hapur në këtë mënyrë rrugën qeverisë teknike. Nga ana tjetër, Kuvendi deri në mesnatë duhet të votojë edhe Qeverinë teknike të kryesuar nga ish-ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.

“Këtë mëngjes në orën 8.30 ishim në Qeveri. Nënshkrova dorëheqjen time, në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës dhe në bazë të Ligjit për Qeverinë. Besoj se dokumenti do të arrijë në Parlament shumë shpejt, në mënyrë që procedura të fillojë gjatë ditës për të mundësuar miratimin e qeverisë teknike”, tha Zaev.