Botë

Protestuesit irakianë sulmuan Ambasadën amerikane në Bagdad

Protestuesit irakianë sulmuan Ambasadën amerikane në Bagdad

Dhjetëra mbështetës të milicëve shiite irakiane kanë mësyrë kompleksin e Ambasadës amerikane në Bagdad, duke arritur të thyejnë derën e tij pavarësisht gazit lotsjellës dhe të shtënave paralajmëruese.

Një reporter i Associated Press në vendngjarje pa flakë që ngriheshin nga brenda kompleksit dhe të paktën tre ushtarë amerikanë në çatinë e ambasadës. Një burrë me një altoparlant u bëri thirrje protestuesve të mos hynin në godinë, por thirrjet e tij ranë në vesh të shurdhër.