Botë

NYT zbulon: Kina ka vrarë rreth 20 spiunë të CIA-s

Kina ka vrarë apo burgosur 18 deri në 20 burime të CIA-s nga 2010 deri më 2012, duke penguar kështu operacionet amerikane të spiunazhit në një të çarë masive të inteligjencës origjina e të cilave nuk është identifikuar, ka raportuar të shtunën gazeta “New York Times”.

Hetuesit mbeten të ndarë nëse ka pasur një spiun në CIA që i ka tradhtuar burimet apo nëse Kina ka hakuar sistemin e maskuar të komunikimeve të CIA-s, ka raportuar gazeta, duke cituar zyrtarë aktualë dhe të kaluar të SHBA-së, transmeton Reuters.