Botë

“Rreth botës” për “Nobelin” e ngjarje të tjera

Rrotullimin rreth botës në KTV do të mund ta bëni të hënave mbrëma me emisionin “Rreth botës” nga ora 21:00.

Një pjesë e emisionit të radhës do t’i dedikohet nderimit që iu bë shkrimtarit Peter Handke, mbrojtës i gjenocidit në ish-Jugosllavi, nga Akademia Suedeze me ndarjen e çmimit “Nobel” për letërsi për vitin 2019.

Nuk do të mungojnë edhe disa prej ngjarjeve që shënuan javën në botë.

“Rreth botës” transmetohet edhe në kanalin ARTA.