Botë

Vazhdojnë protestat e dhunshme në kryeqytetin Santiago

Protestuesit vendosën barrikada në rrugët e Santiagos dhe u përleshën me forcat e sigurisë, ndërsa tensionet vazhdojnë të mbeten të larta në Kili.

Protestat, që filluan si revoltë nda tarifave të metrosë, janë shndërruar në trazira të dhunshme, plaçkitje dhe zjarrvënie, raporton KTV.

Por, demonstruesit thonë se në pjesën më të madhe lëvizja e tyre ka qenë paqësore, ndërsa bëjnë përpjekje për ta ulur pabarazinë në shtetin e Amerikës së Jugut.

Qeveria ka premtuar disa reforma për të realizuar kërkesat e protestuesve, nga rritja e pagës minimale e deri te pensionet.