Botë

Franca vazhdon të mbetet e paralizuar nga greva

Franca vazhdon të mbetet e paralizuar nga greva

Udhëtarët francezë u përballën me ditën e dhjetë të grevës së transportit me pak shpresa se gjithçka do të kthehet në normalitet ditët në vijim pasi sindikatat kanë thënë se do ta vazhdojnë protestën e tyre kundër reformës së pensioneve edhe gjatë festave, nëse qeveria nuk do të tërhiqet.

Zyrtarët kanë thënë se janë të gatshëm të negociojnë, me ministrin e edukimit, Jean-Michel Blanquer, që është takuar me përfaqësues të mësuesve në përpjekje për të evituar mbylljen e mëtejshme të shkollave, transmeton Tch.