Botë

Italia përfshihet nga stuhi të forta, në Milano nis bora

Italia përfshihet nga stuhi të forta, në Milano nis bora

Ndërsa në vendin tonë ende nuk ka mbërritur i ftohti i acartë dimëror, në Milano të Italisë nisi bora e parë e sezonit.

E premtja solli një stuhi të fortë në disa pjesë të vendit fqinj. Kushtet atmosferike detyruan mbylljen e shkollave në Romë e Napoli. E mbiquajtur “ Santa Lucia”, sipas emrit të shenjtores që kujtohet në 13 dhjetor, stuhia pritet të shkaktojë probleme përgjatë gjithë orëve në vazhdim. Mes erërave të forta dhe reshjeve të dendura të shiut që kanë pushtuar rajonet jug-perëndimore, qytetarët janë këshilluar të tregojnë kujdes, transmeton Shqip.