Shpërthim në një qytet në Gjermani, raportohet për mbi 20 të lënduar

1 i vdekur dhe 15 të plagosur nga një shpërthim në Gjermani

13 December 2019 10:57
14:56

Policia gjermane tha se ka gjetur bombola gazi dhe municione të vjetra lufte në një apartament, ku të premten ndodhi një shpërthim, që la të vrarë një person dhe të paktën 15 të plagosur.

Incidenti ndodhi në qytetin lindor gjerman të Blankenburgut.

Viktima besohej se ishte një 78-vjeçar, i cili e kishte marrë me qira pronën ku u gjetën materialet e ndezshme.

Dhjetra policë dhe shërbimet emergjente dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, raportojnë media lokale.

Sipas policisë, dyshohet se shpërthimi ishte shkaktuar nga një bombolë.

Zona përreth incidentit u izolua dhe banorët në afërsi u evakuuan, duke përfshirë edhe fëmijët në një çerdhe lokale.

Asnjëri nga fëmijët nuk është lënduar, tha policia./REL

10:57

Shpërthim në një qytet në Gjermani, raportohet për mbi 20 të lënduar

Në qytetin Blakenburg në Gjermani sot në mëngjes ka ndodhur një shpërthim i madhe në një ndërtesë, nga ku raportohet se ka të lënduar.

Mediat në Gjermani njoftojnë se sipas informativë të fundit nga Policia së paku 25 persona raportohet se janë të lënduar por që ky numër nuk është ende zyrtar pasi që nuk dihen më shumë detaje.

Zëdhënësi i Policisë në këtë qytet ka thënë se banorët janë duke u evakuuar.

Në një fotografi që ka publikuar Policia shihet një ndërtesë pesëkatëshe e cila sipas mediave gjermane është që nga koha e komunizmit. Nga dritaret shihet duke dal tym.

Sipas zëdhënësit të Policisë ka gjasa që numri i të lënduarave të jetë edhe më i madh.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme