Corbyn nuk do t’i udhëheq më laburistët në zgjedhje

Corbyn nuk do t’i udhëheq më laburistët në zgjedhje

13 December 2019 10:41

Londër, 13 dhjetor – Lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn nuk do të japë dorëheqjen edhe pas rezultatit “shumë zhgënjyes” në zgjedhjet e djeshme britanike.

Por, Corbyn, i rizgjedhur deputet për të dhjetën herë në distriktin londinez të Islington North, njoftoi se nuk do të udhëheqë më Partinë Laburiste në zgjedhjet e tjera.

Corbyn do të jetë në parlament dhe për momentin po mendon mbi udhëheqjen e laburistëve në një fazë reflektimi për rezultatin e votimit, në funksion të një rinovimi të parashikueshëm të krerëve të partisë.

Fitore me një shumicë dërrmuese për konservatorët, që nuk e kishin ushtruar më një kontroll të tillë mbi Parlamentin britanik që prej kohës së Margaret Thatcher.

Partia e Johnson mori 362 vende në Dhomën e Komuneve, kundrejt 203 vendeve të partisë kryesore opozitare të laburistëve/ANSA.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme