Kandidati i mundshëm demokrat për president në SHBA, Joe Biden, ka mohuar të ketë diskutuar ndonjëherë me stafin e tij, nëse ai do të shërbente vetëm një mandat, në rast se do t’i fitonte zgjedhjet e 2020-s.
Portali Politico më parë citoi katër persona të cilët, sipas tyre, rregullisht flasin me Bidenin, të kenë thënë se ishte praktikisht e pamundur që ai do të kandidonte për rizgjedhje në vitin 2024, transmeton KTV.
Në vitin 2024, Bideni do të jetë 82 vjeç. Amerika nuk ka pasur kurrë një president mes moshës 80 dhe 89 -vjeçare.
Kate Bedingfield, zëvendës-menaxhere e fushatës së Bidenit, mohoi pretendimet. Sondazhet tregojnë se Bideni është ende duke luftuar për ta fituar mbështetjen e plotë të demokratëve.
Javën e kaluar ai fitoi miratimin e ish-sekretarit të Shtetit, John Kerry.