Botë

Hetime penale ndaj Matteo Salvinit, liderit të Partisë Lidhja e Veriut në Itali

Hetime penale ndaj Matteo Salvinit, liderit të Partisë Lidhja e Veriut në Itali

Matteo Salvini, udhëheqësi i Partisë Lidhja e Veriut, një forcë politike e krahut të djathtë në Itali, është subjekt i një hetimi penal të prokurorisë së Romës lidhur me keqpërdorimin e fondeve për fluturime.

Hetimi për abuzim të mundshëm me detyrën ka të bëjë me 35 fluturime që zoti Salvini ka zhvilluar me aeroplanë e helikopterë kur ishte ministër i brendshëm në qeverinë e mëparshme. Qeveria u shpërbë në muajin gusht për shkak të vendimit të zotit Salvini për ta kaluar në opozitë partinë e tij.