Botë

Përfshihet nga flakët aeroplanmbajtësja ruse ”Kuznjecov”

Moskë, 12 dhjetor – Një zjarr shpërtheu në aeroplanmbajtësen e vetme ruse ”Admiral Kuznjecov” gjatë punës për mirëmbajtjen e saj, në portin e Murmanskut, në veri të Rusisë, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS.

Për momentin nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por raportohet se tre persona rezultojnë të humbur.

Ekipet e shpëtimit kanë vënë nën kontroll flakët në aeroplanmbajtëse dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes/ANSA.

{gallery}