Botë

SHBA-ja ndalon stërvitjet dhe trajnimet për studentët sauditë

SHBA-ja ua ka ndaluar stërvitjet ushtarake ajrore të gjithë studentëve sauditë të aviacionit ushtarak në bazat amerikane. Vendimi është marrë pas të shtënave vdekjeprurëse të së premtes në Florida.

Të gjitha fluturimet testuese të tyre do të ndalen, megjithëse studimet do të vazhdojnë. Më herët, Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, urdhëroi një rishikim të planit për studentë e huaj, pas vrasjes së tre ushtarëve në një bazë detare nga një toger i forcave ajrore saudite, transmeton KTV.

FBI-ja ka thënë se po përpiqej ta përcaktonte motivin e sulmuesit, i cili u qëllua për vdekje nga policia. E hetuesit thonë se ata janë duke punuar për të përcaktuar nëse sulmi ishte akt terrorizmi. Të shtënat në Pensacola i kanë tensionuar marrëdhëniet SHBA-Arabi Saudite.

Raportet tashmë janë tensionuar nga ofensiva ushtarake saudite në Jemen dhe vrasja e kolumnistit të Washington Post-it, Jamal Khashoggi, vitin e kaluar.