Fillojnë seancat dëgjimore ndaj lideres së Mianmarit

10 December 2019 20:01

Liderja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, e cila është laureate e çmimit Nobel për Paqe, ka dalë para gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë, ku e ka mbrojtur ushtrinë e vendit të saj kundër akuzave për gjenocid.

Në Hagë, Su Kyi do të qëndrojë tri ditë, ku do të marrë pjesë në seanca dëgjimore, transmeton KTV. Su Kyi mund të akuzohet për operacionet e spastrimit etnik të 2017-s kundër pakicës myslimane Rohingya, ku 700,000 prej tyre u detyruan të iknin në Bangladeshin fqinj.

Vendimi i lideres Suu Kyi, për të udhëtuar në Holandë është pritur mirë në Mianmar, shtet kryesisht budist që i konsideron Rohingyat si emigrantë të paligjshëm dhe ua mohon atyre shtetësinë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme