Madridi fton separatistët katalanas për të mbrojtur kauzën e tyre në Parlament

Madridi fton separatistët katalanas për të mbrojtur kauzën e tyre në Parlament

20 May 2017 08:43

Qeveria spanjolle ftoi sot autoritetet e Katalonjës për të mbrojtur projektin e pavarësisë në Parlament sesa në sheshe publike, përpara një konference të madhe që pritet të mbahet të hënën në Madrid.

Presidenti i këtij rajoni të rëndësishëm në veri-lindje të Spanjës, Carles Puigdemont, pritet të prezantojë në kryeqytetin spanjoll një propozim për negociata me qeverinë spanjolle në kushtet e një referendumi për vetëqeverisje, ku Madridi nuk është aspak dakort.

Zëvendëpresidentja e qeverisë spanjolle, Soraya Saenz de Santamaria ndërhyri veçanërisht në konferencën e shtypit të qeverisë për të theksuar se Puigdemont nuk kishte nevojë të merrte me qera një sallë të Bashkisë së Madridit kur Parlamenti është vendi i duhur për të prezantuar projektin e tij.

Por refuzoi të përgjigjej për një referendum për vetëqeverisje vetëm për katalanasit, duke bërë të ditur se Kushtetuta parashikon që të gjithë spanjollëve duhet t’u merret mendimi për çështje që prekin të ardhmen e tyre të përbashkët.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme