Princi Andrew heq dorë nga detyrat mbretërore Foto: Reuters

Princi Andrew heq dorë nga detyrat mbretërore

21 November 2019 08:33

Duka i Jorkut ka thënë se do të lirohet nga të gjitha detyrat mbretërore për një “kohë të caktuar”, për shkak të skandalit ku është i përfshirë, Jeffrey Epstein.

Princi Andrew ka thënë se lidhjet e tij me të dënuarin për krime seksuale kanë krijuar “përçarje të mëdha” në Familjen Mbretërore.

Përmes një deklarate, ai ka thënë se bashkëndjen me viktimat e Epsteinit dhe se “të gjithë ata që janë prekur dhe duan një epilog”.

Ky lajm vjen pasi Duka është përballur me kritika të mëdha pas një interviste të realizuar nga transmetuesi BBC.

Në letrën e shkruar për gazetën the Times nga Pallati Buckingham më 2011 shprehen dyshime për kohën kur Duka ka takuar për herë të parë Epsteinin, përcjell rel.

Në letrën e vitit 2011, thuhet se ata janë takuar në fillim të viteve 1990, dhe jo 1999 siç ka pretenduar princi në intervistën e BBC-së.

Gjatë intervistës, ai ka thënë se e ka takuar Epsteinin “përmes të dashurës së tij më 1999”, një referencë për Ghislaine Maxwell, e cila ka njohur Princin prej kur ajo ka qenë në universitet.

Letra e vitit 2011 është publikuar pasi The Times ka raportuar për ekzistencën e një fotografie të princit dhe 17-vjeçares, Virginia Giuffre, atëbotë e njohur si Roberts, e cila më vonë ka thënë se është detyruar të ketë marrëdhënie seksuale me të.

Duka ka mohuar çfarëdo kontakti apo marrëdhënie me Roberts.

Ai ka thënë se i ka kërkuar Mbretëreshës nëse mund të heqë dorë nga deyrat publike dhe ajo i ka dhënë leje.

Ai po ashtu ka thënë se “ka gatishmëri për t’iu ndihmuar agjencive për zbatim të ligjit në hetime, nëse i kërkohet”.

Financieri, Jeffrey Epstein, ka kryer vetëvrasje në burgun federal të Shteteve të Bashkuara në gusht të këtij viti.

Ai ka qenë në pritje të gjykimit pas akuzave për trafikime seksuale.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme