Botë

Nxehtësia dhe erërat shtojnë rrezikun nga zjarret për banorët në Australi

 

Nxehtësia dhe erërat rrezikojnë të zgjerojnë krizën me zjarre në Australi, me tri shtete, të cilat u paralajmëruan se do të përballen me kushtet më të këqija të sezonit deri më tani. Të mërkurën, rritja e temperaturës në Australinë e Jugut nxiti alarmet “katastrofike”, e që janë niveli më i lartë.

Në disa pjesë të Victorias, janë dhënë të njëjtat paralajmërime edhe për ditën e enjte, ndërsa rreziku nga zjarri në Tasmani po rritet gjithashtu, transmeton KTV. Gjashtë njerëz kanë vdekur që nga muaji i kaluar në zjarre masive.