Botë

Erdogan shprehet i gatshëm për blerjen e raketave Patriot pa hequr dorë nga S-400 ruse

Erdogan shprehet i gatshëm për blerjen e raketave Patriot pa hequr dorë nga S-400 ruse
 

Ankara, 15 nëntor – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan konfirmoi se vendi i tij ishte i gatshëm për të blerë raketa amerikane Patriot, por pa hequr dorë nga raketat ruse S-400, blerja e të cilave ka tendosur marrëdhëniet me Uashingtonin.

Erdogani i bëri këto deklarata, të shfaqura në median turke, në bordin e avionit që po e kthente në Turqi, pas një takimi në Uashington me homologun amerikan, Donald Trump.