Merkel: Vendet evropiane mund të zhvillojnë sisteme të reja armësh, avionë e tanke

Merkel: Vendet evropiane mund të zhvillojnë sisteme të reja armësh, avionë e tanke

10 November 2019 20:57

Vendet evropiane mund të zhvillojnë sisteme të reja armësh në të ardhmen, përfshirë avionë luftarakë dhe tanke.

Kështu deklaroi sot kancelarja gjermane Angela Merkel në një mesazh video drejtuar kombit, raporton ‘Welt’.

“Gjermania dhe Franca janë në krye në këtë drejtim”, tha Merkel, duke shtuar se ushtria gjermane kishte nevojë për “burime të përshtatshme financiare” për t'iu përgjigjur sfidave aktuale.

Kancelarja gjermane theksoi rëndësinë e NATO-s në mbrojtje, duke shtuar se po bëhej gjithnjë e më e qartë se anëtarët evropiane të Aleancës do të duhej të merrnin përgjegjësi më të mëdha në të ardhmen.

Presidenti francez Emmanuel Macron kohët e fundit tha në një intervistë për “The Economist”, se NATO është në “vdekje klinike” dhe Evropa është në prag të humnerës.

Ai paralajmëroi anëtarët evropianë të NATO-s se nuk mund të mbështeten më te SHBA-ja që t’iu dalë atyre në mbrojtje.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme