Botë

Dështoi në gjuhë, Kanada ia refuzon statusin e imigrantes një studentes franceze

Dështoi në gjuhë, Kanada ia refuzon statusin e imigrantes një studentes franceze

Provinca Quebec e Kanadasë ia ka mohuar statusin e imigrantes një shtetase franceze, sepse ajo nuk ishte në gjendje të demonstronte aftësitë e duhura në gjuhën frënge.

Quebec hodhi poshtë kërkesën e Emilie Dubois, sepse një pjesë e temës së saj universitare ishte në anglisht. Dubois erdhi në Quebec nga Franca në vitin 2012 dhe kreu doktoratën në një universitet në gjuhën frënge, transmeton KTV.