“Terminatori” dënohet me 30 vjet burgim për krimet në Kongo

“Terminatori” dënohet me 30 vjet burgim për krimet në Kongo

07 November 2019 15:11

Një ish-udhëheqës i rebelëve të Kongos u dënua me 30 vjet burgim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Bosco Ntaganda, i njohur me nofkën "Terminator", u dënua për 18 akuza, përfshirë: vrasje, përdhunim, skllavëri seksuale dhe përdorim të fëmijëve si ushtarë.

Lexo edhe: “Terminatori” i Republikës Demokratike të Kongos shpallet fajtor për krime lufte

Gjykatësit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime kanë konstatuar në korrik se luftëtarët besnikë të Ntagandas kanë kryer "masakra të tmerrshme" kundër civilëve.

Dënimi është më i gjati që ka shqiptuar ndonjëherë Gjykata Ndërkombëtare për Krime, transmeton rel. 

Ntaganda, 46 vjeç, është personi i parë që u dënua për skllavëri seksuale nga kjo gjykatë.

Ai ka qenë i përfshirë në disa konflikte të armatosura, si në Republikën Demokratike të Kongos, ashtu edhe në Ruandë.

Ntaganda është dorëzuar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ruandë në vitin 2013.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme