Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së kanë publikuar një rezolutë ku përcaktohen hapat e ardhshëm në përpjekjet e tyre për ta hetuar presidentin republikan, Donald Trump.
Mocioni përcakton një fazë më publike të hetimit dhe i jep rolin kryesor në seanca drejtuesit të Komitetit të Inteligjencës, Adam Schiff, transmeton KTV. Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët, do të votojë të enjten për këtë mocion.
E një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë e quajti të turpshme rezolutën. Deri më tani, seancat dëgjimore janë mbajtur pas dyerve të mbyllura dhe kështu do të vazhdojë edhe tutje, megjithëse mediat amerikane raportojnë se transkriptet nga këto takime do të publikohen pastaj.
Trumpi akuzohet se i ka bërë presion Ukrainës për të hetuar pretendime të pabazuara të korrupsionit kundër rivalit të tij politik, Joe Biden, dhe djalit të tij, i cili ka punuar me kompaninë e gazit ukrainas “Burisma”.
Trumpi mohon të ketë bërë diçka gabim dhe e quan hetimin “gjueti shtrigash”.
-
30 tetor 2019 20:42
-
Shpërndaje në: