Botë

Të shtëna në Teksas, vdesin dy persona dhe 14 të tjerë dërgohen në spital

Foto: CNN
 

Policia në Greenville, Teksas, ka nisur një aksion për kapjen e një personi të armatosur i cili shtiu me armë zjarri në një ndejë mirëseardhjeje jashtë një kampusi shkollor, duke vrarë dy persona dhe duke dërguar në spital 14 të tjerë, ka thënë policia të dielën.

Ndeja mund të ketë qenë organizuar nga një vëllazëri e Universitetit “A&M University-Commerce” në Teksas, ndonëse ngjarja nuk ishte aprovuar nga shkolla, ka thënë zëvendësshefi i Policisë në kontenë Hunt, Buddy Oxford, raporton CNN.