Miliona banorë në Kaliforni po përballen me ndërprerjen e energjisë elektrike.
Ndërsa, zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me zjarret që po vazhdojnë të rriten në këtë shtet amerikan, transmeton KTV raportimet e Reutersit.
Kompania Pacific Gas & Electric ka njoftuar se mund të detyrohet të ndërpresë energjinë elektrike në 36 rajone, mes parashikimeve për rritjen e zjarreve.
Kompania amerikane druhet se flakët mund t’i dëmtojë objektet dhe të shkaktojnë zjarre të reja.
Paralajmërimi erdhi ndërsa zjarret detyruan rreth 50,000 njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre.
Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur tashmë në Los Anxhelos dhe Sonoma.
Përndryshe, zjarri më vdekjeprurës në historinë e Kalifornisë, i cili vrau 85 persona në vitin 2018, u shkaktua pikërisht nga linjat e energjisë së kompanisë Pacific Gas & Electric.
Aktualisht, më shumë se 1.300 zjarrfikës po merren me flakën, që mbeten të pakontrolluara.
Gjatë tërë javës, banorët e Kalifornisë u përballën me ndërprerje të rrymës, e cila u rikthye te shumica e klientëve të enjten vonë.
Por, zyrtarët paralajmërojnë për më shumë ndërprerje gjatë fundjavës në rajonet ku pritet të ketë erëra dhe nxehtësi të madhe.