Botë

Kryeministri hungarez lavdëron ofensivën turke në Siri

Foto: Reuters
 

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka lavdëruar ofensivën ushtarake të Turqisë në Siri dhe ka thënë se kjo do të ndihmojë në parandalimin e një vale të re të refugjatëve, të cilët do të kërkonin të vinin në Evropë.

Orban ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i japë garanci financiare Turqisë, që ta ndihmojë të zhvillojë infrastrukturë në zonat e reja të kontrolluara nga Ankaraja në verilindje të Sirisë.