Botë

Dënohen me burg anëtarët e “Proud Boys” që rrahën antifashistët vitin e kaluar

Dy anëtarë të grupit të ekstremit të djathtë në SHBA “Proud Boys”, janë dënuar me katër vjet burgim, për rrahjen e aktivistëve antifashistë në një përleshje vitin e kaluar.

Maxwell Hare, 27 vjeç dhe John Kinsman, 32 vjeç, u dënuan për sulm në grup, përpjekje për sulm dhe trazira.

Prokurorët thonë se ata ishin më të dhunshmit në mesin e një grupi prej 10 burrash të përfshirë në përleshje, e cila ndodhi një vit më parë jashtë një vendi të frekuenatuar nga republikanët në Nju Jork, transmeton KTV.

Anëtarët e tjerë të grupit kanë marrë dënime më të lehta.

‘Proud Boys’ e përshkruajnë veten si shovinistë krenarë perëndimorë dhe mbrojnë dhunën politike.