Hong Kongu tërheq zyrtarisht projektligjin që shkaktoi protesta

Hong Kongu tërheq zyrtarisht projektligjin që shkaktoi protesta

23 October 2019 15:30

Hong Kong, 23 tetor – Ministri i Sigurisë në qeverinë e rajonit special administrativ Hong Kong të Kinës, John Lee, ka njoftuar se kanë tërhequr zyrtarisht projektligjin që parashikonte ekstradimet në Kinë, rajonin special Makao dhe në Tajvan, të personave që janë të dënuar ose ndaj të cilëve ka akuza në Hong Kong.

“Njoftoj se është tërhequr zyrtarisht projektligji”, tha Lee në një deklaratë në foltoren e Asamblesë së Përgjithshme Legjislative.

Për projektligjin që ka shkaktuar protesta masive, që vazhdojnë që prej muajit qershor, opozita ka shprehur kundërshtimet se kjo do të prishte strukturën autonome të qeverisjes së Hong Kongut dhe se do të çonte gjyqësorin e pavarur nën udhëheqjen e Kinës.

Mes Hong Kongut dhe Tajvanit nuk mund të nënshkruhet marrëveshje ekstradimi për shkak se Kina, me të cilën është i lidhur Hong Kongu, nuk e njeh sovranitetin e Tajvanit/ATSH.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme