Johnsoni kërkon votimin e BREXIT-it në Parlament

Johnsoni kërkon votimin e BREXIT-it në Parlament

21 October 2019 14:33

Mbretëria e bashkuar po përjeton një gjendje kaosi të shkaktuar nga procedura e divorcit me BE.

Kryeministri Boris Johnson po kërkon me ngulm votimin e marrëveshjes së re të arritur pak ditë më parë me krerët e unionit.

Por ligjvënësit britanikë janë në pritje të një përgjigje nga Brukseli nëse do ta miratojnë apo jo shtyrjen e procesit nëse marrëveshja nuk merr shumicën e votave në parlament.

Sinjalet, megjithatë, nuk janë pozitive. Ministrja e Francës për cështjet europiane, Amélie de Montchalin deklaroi se BE nuk mund të paralizohet nga pasiguria në lidhje me Brexit.

Ajo vuri në dukje se statusi aktual është edhe më i paqartë sesa skenari i mosmarrëveshjeve, i cili, sipas saj, paraqet rreziqe të shumta për bllokun.

Një skenar i mundshëm propozon referendum konfirmues për marrëveshjen e re por kryeministri Boris Johnson dhe mbështetësit e tij kundërshtojnë. Kreu i ekzekutivit kërkon që BREXIT të përfundojë njëherë e mirë më 31 tetor me ose pa marrëveshje.

Por mundësitë e largimit pa marrëveshje tashmë janë bllokuar pas votimit të një amendamenti që e ndalon një hap të tillë./vizionplus

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme