Botë

Zaev propozon zgjedhje të reja, thotë se të demotivuar do të vazhdojnë me reforma

Zaev propozon zgjedhje të reja, thotë se të demotivuar do të vazhdojnë me reforma

Pas vendimit për mos dhënien e datës për hapjen e negociatave me BE-në, kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se do të propozojë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Para dy ditësh Brukseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Ky është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Ky është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”, tha mes tjerash Zaev.