Gjatë ditës, media të ndryshme kanë raportuar se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqje.
Në një njoftim për media, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka thënë se kryeministri Zaev po vazhdon konsultat brenda dhe jashtë shtetit, për hapat e ardhshëm të tij.
Pas vendimit për mos dhënien e datës për hapjen e negociatave me BE-në, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që vetëm nëpërmjet komunikatës të reagojë ndaj vendimit të Këshillit të Evropës.Në reagim potencohet se Zaev ka marrë mirënjohje nga liderë të shteteve të ndryshme si dhe nga komisionari për zgjerim, Johanes Hahn, për hapat që i ka ndërmarrë Maqedonia e Veriut për hapje të negociatave.
“Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë ditë së sotme po zhvillon konsultime intensive në nivele të ndryshme, duke i pasur parasysh konfuzionet e sjella nga Këshilli Evropian me të cilat anulohet marrja e vendimit për fillimin e negociaave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Gjatë konsultimeve, vendimet merren ekluzivisht në pajtim me interesat më të lartë të shtetit dhe qytetarëve. Sapo të merret çfarë do lloj vendimi, të njëjtat menjëherë do të publikohen. Gjatë ditës së sotme, Zaev vendosi kontakt edhe me njerëzit e parë të qeverive të Gjermanisë, Suedia, Bullgaria, Sllovenia, Malta dhe me liderë të tjerë evropian, përfshirë këtu edhe euro-komesarin Han. Nga të gjithë liderët evropian ka arritur porosi e qartë për mbështetje të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve në vazhdimin e rrugës së reformave dhe integrimeve. Liderët evropian kanë dhënë mirënjohje dhe vërtetim për të gjithë hapat që i ka ndërmarrë Maqedonia e Veriut dhe potencon se vendi dhe qytetarët kanë qenë të përgatitur plotësisht për fillimin e bisedimeve, por që disa vende të BE-së nuk kanë qenë të gatshme për këtë gjë- thuhet në njoftimin e Qeverisë”, thuhet në reagimin e qeverisë maqedonase.