Botë

Marrëveshja turke për armëpushim pesëditorë për tërheqjen e kurdëve

Marrëveshja turke për armëpushim pesëditorë për tërheqjen e kurdëve

Zv/presidenti i SHBA sqaroi se milicitë e YPG (kurdëve) do të duhet të tërhiqen 30 km larg kufirit. Vetëm atëherë do të fillojë armëpushim me forcat e armatosura të Ankarasë.

Armëpushim pesëditorë për t'u tërhequr kurdët nga ‘zona e sigurisë’, 30 km në veri-lindje të Sirisë, dhe më pas përfundim i operacionit ushtarak. Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë arritur një marrëveshje për të ndaluar ofensivën turke kundër kurdëve në rajonin e Perëndimit. Njoftimi është bërë nga presidenti amerikan Donald Trump përmes Twitter-it, i cili ka folur për "miliona jetë që do të shpëtohen". Menjëherë pas kësaj filloi konferenca për shtyp mes Mike Pence dhe Erdogan, në Ankara ku Zv/presidenti amerikan ishte për vizitë dhe u takua me Presidentin Racep Tayip Erdogan.