Evakuime masive në Japoni, pas stuhisë së rëndë

Evakuime masive në Japoni, pas stuhisë së rëndë

12 October 2019 20:32

Të paktët njerëz që dolën në rrugët e Tokios të shtunën, nxituan në destinacionet e tyre pasi një tajfun i fuqishëm ka goditur kryeqytetin japonez, duke sjellë me vete shiun dhe erërat më të rënda në 60 vjet.

Tajfuni ‘Hagibis’ ka zbarkuar në ishullin kryesor japonez Honshu, një muaj pasi një prej tajfuneve më të forta që ka goditur vendin vitet e fundit shkatërroi 30,000 shtëpi dhe shkaktoi ndërprerje të madhe të energjisë elektrike, raporton KTV.

Një numër i qeverive komunale lëshuan këshilla për evakuim në zonat veçanërisht në rrezik, duke përfshirë disa në rajonin më të populluar të Tokios.

Dyqanet, fabrikat dhe sistemet e metrosë janë mbyllur si masa paraprake.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme