Parlamenti rumun rrëzon qeverinë socialdemokrate

Parlamenti rumun rrëzon qeverinë socialdemokrate

10 October 2019 16:24

Qeveria rumune, e drejtuar nga socialdemokratja Viorica Dancila, u rrëzua nga parlamenti me një mocion mosbesimi duke u hapur kështu rrugë negociatave për të gjetur një shumicë parlamentare të re, një muaj para zgjedhjeve presidenciale.

“Mocioni kaloi, parlamenti e tërhoqi besimin e tij ndaj qeverisë”, njoftoi presidenti i Dhomës së Deputetëve, Marcel Ciolacu, në përfundim të votimit, ndërkohë që 238 nga 465 deputetë votuan për largimin e Dancila-s, në vështirësi prej disa javësh.

Nuk është ende e qartë nëse rënia e Dancila-s do të shkaktojë zgjedhje të parakohshme apo nëse opozita do të përpiqet të krijojë një koalicion të ri.

Ndërkohë, ajo do të mbetet në detyrë.

Muajin e ardhshëm, më 10 nëntor, Rumania do të zhvillojë raundin e parë të një zgjedhje presidenciale./atsh

Komentet

Shto koment

Të ngjashme