Botë

Policia gjermane heton aksidentin e kamionit me nëntë automjete

Policia gjermane po heton një përplasje të dyshimtë kamioni, e cila la tetë persona të lënduar në Limburg, në veri-lindje të Frankfurtit.

Kamioni goditi nëntë automjete gjatë ngarkesës së madhe në trafik, transmeton KTV. Transmetuesi publik, ZDF, tha se agjencitë e sigurisë e konsideruan aksidentin si akt terrorist.

Sipas zëdhënësit të policisë, Markus Hoffmann, disa njerëz u lënduan, e disa prej tyre seriozisht.

ZDF-ja, gjithashtu raportoi që shoferi ishte burrë me prejardhje nga Siria dhe se ai vodhi kamionin pak para incidentit.