Kaos dhe përmbytje në Britani

Kaos dhe përmbytje në Britani

07 October 2019 11:29

Britania e Madhe është përfshirë nga moti i keq dhe përmbytjet. Reshjet e shiut vijojnë me intensitet të lartë, ndërkohë që ekziston rreziku i përmbytjeve në disa qytete të vendit.

Sipas meteorologëve, në vetëm pak orë ka rënë sa për dy javë shi dhe kjo situatë duket se i ka gjetur të papërgatitur britanikët.

Shërbimi meteorologjik ka shpallur alarmin e “verdhë” si dhe ka deklaruar që priten reshje më të dendura në ditët në vijim.

Gjithashtu u theksua se për shkak të përmbytjeve, njerëzve mund t’u rrezikohet jeta, ndaj duhet të tregohen të kujdesshëm.

Së fundmi, ishulli është përfshirë nga shira të stuhi të fuqishme dhe pritet që situata të rëndohet edhe më tej.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme