Botë

Johnson i kërkon BE-së t’u përgjigjet propozimeve të tij për Brexit

Johnson i kërkon BE-së t’u përgjigjet propozimeve të tij për Brexit

Kryeministri britanik, Boris Johnson deklaroi se i takon Bashkimit Europian të reagojë ndaj kërkesave të Britanisë së Madhe pas propozimeve të tij për të ndryshuar marrëveshjen për largimin e vendit nga unioni.

“Nëse do të bëjmë një marrëveshje, ne kemi nevojë që BE-ja të bashkohet me ne atje, duke treguar gatishmërinë për të bërë një marrëveshje që parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar mund të mbështesë”, tha Johnson.